Zeka u arrestuar sot pasi ndaj tij Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër për arrestim, për shkak të dyshimeve se ai e ka kërcënuar prokurorin special, Afrim Shefkiu.
Në vazhdim njoftimi i KMDLNJ:
KMDLNj vizitoi deputetin Milaim Zeka në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë
Monitorues të KMDLNj – së vizituan deputetin Milaim Zeka në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë. I njëjti i pohoi KMDLNj – së se ai është ftuar me telefon një ditë më herët që të shkojë në stacion policorë dhe është njoftuar për arsyen e thirrjes. Ai, me datë 26.09.2018, në ora 09:00 është paraqitur vullnetarisht në stacion policorë. Aty është marrë në pyetje nga dy hetues policorë dhe të gjitha procedurat janë përfillur në përputhje me ligjin, pohoi z. Zeka.
Sipas tij, prokuroria nuk ka pasur arsye për ndalimin e tij sepse, sipas tij, është ndaluar për shkak të deklaratës së tij në televizionin T7, ku kishte thënë: “Rastin e vizave ma kanë montuar Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Aleksandër Lumezi. Dhe me prokurorin Afrim Shefkiu unë do ta zgjidhi rastin sipas ligjit, sipas kanunit dhe personalisht”. Kjo deklaratë , sipas z. Zeka është keqkuptuar, sepse ai pohoi se kjo deklaratë konsiston në zgjidhjen e problemit me ligj, sipas kanunit në të bërit “be” dhe në atë personale duke hapur padi private ndaj të apostrofuarve. Sipas deputetit Zeka ndalimi i tij është puro politik dhe nuk ka të bëjë me arsyetimin që e ka dhënë prokuroria, për kanosje.
Ai pati një vërejte për prokurorinë e cila vendimin për ndalimin e tij së pari e ka shpërnda në medie e më pas tek policët hetues dhe tek ai.
Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën e Ndalimit është njoftuar me të gjitha të drejtat që i takojnë dhe u shpreh se nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit të uniformuar, as policëve të cilët e kanë transportuar dhe as ata të Qendrës së Ndalimit. Ai pohoi se gjatë deklarimit të tij para policëve hetues në fund ka nënshkruar procesverbalin por nuk ka marrë një kopje të tij. Atij i është treguar urdhri për ndalim. KMDLNj konstaton se gjatë arrestimit , marrjes në pyetje dhe mbajtjes në Qendrën e Ndalimit , ndaj z. Zeka janë respektuar të drejtat e parapara për persona të privuar nga liria.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...