Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina në një prononcim për media ka deklaruar se foton që e ka bërë publike dje në Kuvendin e Kosovës e që ka nxitur shumë reagime e paska marrë nga Mevlude Saraçi kurse lejen për përdorimin e saj e paska marrë përmes telefonit nga një zyrtar/aktivist i KMDLNj-së në vitin 2003.
“KMDLNj fuqishëm e përgënjeshtron këtë pohim të Flora Brovinës për faktin se nuk është i vërtetë. Për 30 vite të veprimtarisë së KMDLNj-së kurrë nuk ka ndodhur që dikush ta demantojë një fotografi apo informatë të Këshillit. Është një procedurë si merren fotografitë në KMDLNj dhe kjo nuk mund të ndodhë pa lejen e Zyrës në Prishtinë. Si mund të ndodhë që kjo fotografi të mos jetë në zyrat në Prishtinë apo zyrat tjera e këtë ta ketë një person privat? Çdo zyrë e KMDLNj-së në Kosovë e ka pasur përgjegjësinë edhe në vitin 2003 prandaj nuk ka mundur të ndodhë kjo çka deklaron zonja Brovina”, thuhet në një reagim të KMDLNJ-së.
Në deklaratë thuhet se Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e ka të qartë procedurën se si merren materialet në KMDLNj sikur edhe fotografitë për faktin se shërbehen me këto materiale sidomos kur trajtohen rastet e krimeve të luftës.
Në deklaratë thuhet se këtë fotografi për herë të parë drejtori i KMDLNj-së e ka parë në hapësirën e bufesë të Kuvendit të Kosovës, më 16 maj disa minuta pa u bërë publike.
“Ajo nuk ka qenë foto por një letër e printuar apo fotokopje dhe i ka sugjeruar deputetes Brovina të mos e bëjë publike. KMDLNj kërkon dhe pret një kërkim falje publike nga deputetja Brovina e kjo nuk nënkupton që hetuesia të mos e bëjë punën që e obligon Ligji. Për shkak të situatës së krijuar, KMDLNj nuk do e kallëzojë penalisht deputeten Brovina e cila duhet ta sqarojë si dhe pse ka ardhur në këtë gjendje e cila për të është jashtëzakonisht e rëndë”, thuhet në deklaratë.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë