Vllaznim Osmani nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se përkrahin fuqishëm taksën e vënë nga Qeveria e Kosovës prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja.
Osmani ka thënë kjo masë është me vend pasi që as Serbia nuk ka respektuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Po flasim sikurse Kosova e ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se duhet të jemi respektues të marrëveshjeve në parim ashtu siç janë në letër. Nuk po flasim për treg të lirë dhe një Serbi që ka qasje të mirë ndaj Kosovës”, ka thënë Osmani në Klan Kosova.
“Serbia nuk ka qasje miqësore andaj respektimi i të gjitha marrëveshjeve vlen nëse pala tjetër i respekton të gjitha. Serbia asnjë marrëveshje nuk e ka respektuar dhe nuk e respekton”.
“Do të donim që kjo masë të vazhdonte”, ka shtuar ai.
Por në rastin e mosqëndrueshmërisë së kësaj takse, Osmani ka theksuar se Kosova do të kthehej në pikën zero.
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!