Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë në kuadër të Forumit të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e prodhuesve drejtuar dy qeverive përkatëse.
Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha gjatë konferencës për media adresoi këto kërkesa të prodhuesve ndaj dy Qeverive, kërkesa këto qe kanë të bëjnë me lehtësimin tregtisë në mes të këtyre dy vendeve.
Panxha kërkoi heqjen e të gjitha barrierave për prodhuesit e Kosovës në Shqipëri dhe ju bëri ftesë të gjithë prodhuesve shqiptarë që të rrisin prezencën e tyre në tregun e Kosovës.
Ai po ashtu shtoi se është koha e fundit që shteti Shqiptar t’i largojë të gjitha barrierat për prodhuesit e Kosovës, dhe i apeloi që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të diskutohet për largimin e këtyre barrierave. Ai po ashtu kërkoi që prezent në këtë mbledhje të jenë edhe prodhuesit nga të dy palët.
Kryetari i Forumit të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë, Nagip Fejzi, shtoi se këto kërkesa duhet zbatuar edhe në tregtinë me Maqedoninë, ku kujtojë që shqiptarët të cilët jetojnë atje mund të shtojnë presion dhe të kërkojnë zbatimin e këtyre kërkesave, duke mos harruar as Preshevën dhe Malin e Zi.
Ndërsa Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se këto kërkesa të cilat janë prezantuar sot janë të trajtuara me shumë kujdes me mbledhje të shumta përgjatë këtyre dy viteve të fundit. Ai u shpreh që në mbledhjen e radhës e cila do të 26 nëntor, dëshiron që vihet me një unifikim të tregut.”Ne jemi një komb, jemi një ekonomi e përbashkët”, ka thënë Jaka.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...