Në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së, pacientes i hiqet me sukses tumori që kishte verbuar syrin.
Përmes një postimi në facebook, Qendra Klinike Universitare ka bërë të ditur se operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi.
Postimi i plotë:
Pacientes K. R (1964 ), i ishte vërbuar syri i djathtë si pasojë e një tumori të bazës së trurit.Tumori pacientes i kishte vërbuar syrine djathtë. Pas përgatitjes pre-operatore, me datë 21.11.2018, pacientja operohet në Klinikën e Neurokirirgjisë nga tumori i bazës së kokës me diagnozë Tu frontobasalis- Meningioma tubercullum sellae (tumor i regjionit ballor të bazës së trurit) që ështe një rast shumë sfidues për nga aspekti neurokirurgjik.
Operimi ka zgjatur 9 orë, me ç’rast masa tumorale është larguar në tërësi. Pacientja post- operativisht është pa deficite neurologjike evidente. CT e kokës kontrolluese është realizuar dhe është pa mbetje tumorale.
Pacientja është hospitalizuar në klinikë, pasiqë e njëjta ka pasur vështirësi në të pamur dhe i ishte verbuar syri i djathtë. Me imazheri radiologjike (MRI) është diagnostifikuar shkaktari. Në aspektin shkencor, tumoret e tilla për nga natyra janë beninje, por lokalizimi i tyre është “malinj”. Rasti në fjalë është tejet sfidues për operim edhe për qendrat më të sofistikuara botërore andaj kjo e bënë qendrën tonë të veçantë.
Të gjitha strukturat vaskulare dhe nervore të bazes së trurit kanë qenë të involvuara nga masa tumorale. Vlera e operimeve të tilla në institucione jashtë vendit është 60.000 – 80.000 euro./arbresh.info/
FSK realizoi me sukses trajnimin “Mirëmbajtje dhe Rregullim ...
Lucescu tregon lojtarët nga të cilët futbollistët rumun duhe...
BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika ...
Hamza: Asistenca për familjet në skemë sociale do të rritet ...
Turqia dhe Katari nënshkruan një sërë marrëveshjesh tregtare...
ZYRTARE: Claudio Ranieri trajneri më i ri i Romës