Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së duke folur për nisjen e punës së Gjykatës Speciale, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se edhe Kosova duhet të ekstradojë kriminelët serbë dhe këtë mund ta bëjë përmes Interpolit.
Derisa ka thënë se Organizata e Veteranëve të Luftës është çuditur me termin “dëshmitar i dyshuar”, të cilin nuk e kanë dëgjuar asnjëherë, Klinaku ka thënë se krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë duhet të gjykohen në vendin ku janë bërë krimet, duke mohuar idenë që edhe Serbia të krijojë një Gjykatë Speciale për krimet që ka bërë në Kosovë.
“Krimet e bëra duhet të gjykohen në vendin ku janë bërë ato krime. Krimet e Serbisë duhet të gjykohen në Kosovë dhe të dyshuarit duhet të ekstradohen përmes Interpolit”, ka thënë Klinaku.
“Ne jemi çuditur që këtë term nuk e kemi dëgjuar askund. Janë vetë juristët dhe avokatët që po thonë se nuk kanë hasur ta gjejnë këtë termin ‘dëshmitar i dyshuar’”, ka thënë veç të tjerash ai.
Klinaku nuk ka përjashtuar mundësinë e një proteste, por ka thënë se ajo nuk do të jetë e drejtuar ndaj askujt, por vetëm si shfaqje e pakënaqësisë ndaj punës së Gjykatës Speciale.
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...