Avni Klinaku, eksponent i Lëvizjes për Bashkim, është i mendimit se tash kur çështja e Luginës së Preshevës është aktualizuar në dialog me Serbinë të bëhet me vendosmëri e qëndrueshmëri.
Klinaku ka thënë se çështja e Luginës është dashur të ishte temë kaherë.
Postimi i plotë i Klinakut në Facebook:
Pasojat e vonesës shtatëvjeçare të Hashim Thaçit
Çështja e Kosovës Lindore (Luginë e Preshevës) është dasht gjithmonë të trajtohet e assesi të injorohet. Por veçanërisht pas fillimit të dialogut me Serbinë më 2011 kjo çështje është dasht të shtrohet me forcë. Kjo nuk është bërë dhe domosdo pasojat janë të rënda dhe vështirë të riparueshme. Tri janë pasojat më të mëdha nga heshtja e kësaj çështjeje dhe e bisedimeve vetëm për serbët e veriut, respektivisht vetëm për serbët e Kosovës:
1) Serbia gjatë këtij dialogu ka përcaktuar vijat e veta etnike në Kosovë;
2) Serbët e Kosovës kanë siguruar privilegje të padrejta e në kurriz të shumicës shqiptare, dhe
3) Serbia ka intensifikuar shpërnguljen dhe dëbimin në pjesën veriore të Kosovës dhe në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë.
Sidoqoftë, populli thotë më mirë vonë se sa kurrë!
Së paku tani të shtrohet çështja ashtu si duhet e me vendosmëri e qëndrueshmëri.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë