Kjo është drejtoresha e re e Arsimit në Komunën e Prishtinës

14:26 | 26 Shkurt 2019
V. S.

Kryetari i Prishtinës e ka emëruar drejtorin e Arsimit, pas shkrimit që i bëri ditë më parë, Jonuz Salihajt.

Kryetari Shpend Ahmeti e ka emëruar drejtorin e ri të  Arsimit. Në këtë pozitë është emëruar Shpresa Gashi, ish drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

“Znj. Shpresa Shala ka pranuar detyrën si drejtore e arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri tani ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, pa përjashtuar bashkëpunimin korrekt me Këshillin e Prindërve. Shkolla “Xhemajl Mustafa” ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme