Kosova më 17 shkurt të këtij viti feston 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, ndërsa ditë më parë është lansuar edhe logoja zyrtare për këtë përvjetor.
Për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjelli këtë festë shtetërore.
“Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo.
Ndryshe, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Këshilli Organizativ kishte përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë, gjë që kishte nxitur edhe reagimin e krijuesve të saj, të cilët për të dëshmuar autenticitetin kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri te versioni final i saj.
Logot e shënimit të kësaj feste ndryshojnë çdo vit.
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...