Përmes një njoftimi, KFOR-i ka bërë të ditur se janë duke vazhduar trajnimet për të parandaluar çfarëdo kërcënimi në territorin e Kosovës.
Ushtrimet janë duke u zhvilluar në Dragash, ndërkaq në njoftim thuhet se janë përfshirë edhe Grupi Shumëkombësh i Betejës Perëndimore dhe asetet e helikopterit kroat.
Këto trajnime po bëhen për të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë e mjedisit në vend.
“Trupat e KFOR-it vazhdojnë me trajnimin e vazhdueshëm dhe janë gati të shpërndahen nëpër gjithë territorin e Kosovës, dhe të parandalojnë çdo kërcënim për sigurinë e mjedisit. Këtë herë, ushtrimet janë zhvilluar në komunën e Dragashit, dhe kanë përfshirë Grupin Shumëkombësh të Betejës Perëndimore dhe asetet e helikopterit kroat”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...