“A duhet të përgatitemi për të sulmuar veten tonë?” ka thënë Grassov.
“KFOR-i është duke operuar për më shumë se 19 vjet në gjithë Kosovën pa kufizime. KFOR-i është prezent gjithmonë edhe në veri të Kosovës më një kamp afër Leposaviçit dhe patrullat e monitorimit (LMT) në katër komuna, në veriun e Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviçiq”, ka shtuar zëdhënësi i KFOR-it.
Ndërsa sa i përket raportimeve të bëra në mediat serbe, përkatësisht në ‘Novosti’, se në rast se dikush nga Serbia për çfarëdo arsye dëshiron të ndërhyjë në Kosovë do të përballet me njësitë e KFOR-it me një luftë të hapur, Grassov, ka thënë se nuk janë në dijeni për diçka të tillë.
“Ne nuk jemi në dijeni për qëndrimet që janë raportuar në media”, ka thënë ai.
Në përgjigjen e tij ai ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, i cili ditë më parë ka bërë thirrje për qetësi , duke thënë se mbështetë plotësisht vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dje ministri serb, Ivica Daçiq, kishte thënë se ka rrezik që Kosova e mbështetur nga shtete perëndimore të organizojë një aksion në veri të Kosovës, në shërbim të përcaktimit të kufijve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
E derisa lëshohen deklarime të tilla nga Serbia të cilat mund të jenë nxitëse për trazira, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë aktualisht është i bllokuar, pasi herën e fundit në Bruksel kishte dështuar të mbahej takimi ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.
Ndërkohë BE-ja dhe shtetet të cilat po e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po kërkojnë një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e cila do të ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare dhe që do të vendoste stabilitet në të gjithë rajonin.
Vazhdimi i ‘status-quos’, po shihet si një gjendje e brishtë, e cila mund të lejoj hapësira për ndërhyrje dhe përkeqësim të situatës në veri.
Mbetet të shihet se kur do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, dhe cilat do të jenë qëndrimet e dy palëve për të vazhduar tutje.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen