Një ditë pasi Kosova i krijojë forcat e armatosura, situata në gjithë vendin është e qetë.
Në Mitrovicën veriore, konkretisht të ura e lumit Ibër edhe sot po qëndrojnë forcat e KFOR-it, transmeton lajmi.net.
Në hyrje të urës së Ibrit dhe në disa pjesë të qytetit janë duke qëndruar KFOR-i austriak, ndërsa pranë Urës janë stacionuar tri makina të blinduara. Pra, në urë ekzistojnë tre automjete të blinduara, që është një më pak në krahasim me ditën e mëparshme.
Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.
Kujtojmë, se dje ka pasur reagime të ashpra nga Beogradi duke kërcënuar e duke kundërshtuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës. /Lajmi.net/
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...