Google ADS

KFOR dhe ushtria e Serbisë inspektojnë kufirin

13:52 | 17 Gusht 2018
Arbresh.info

Zëvendës Komandanti i KFOR-it, gjenerali Janos Csombok, bashkë me Komisionin e Përbashkët Implementues të KFOR-it kanë vizituar dje vijën kufitare të Kosovës me Serbinë dhe janë takuar me Komisionin e Implementimit të Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Takimi është pjesë e aktiviteteve të rregullta të partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë të cilat janë të përkushtuara për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt në rajon”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme