Qeveria e Kosovës ka përgatitur Draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative ligjore në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mes tjerash thuhet se pala serbe që nga fillimi i dialogut nuk ka qenë e gatshme të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.
RTV Dukagjini ka siguruar Draftin e marrëveshjes që pritet të prezantohet në bisedimet me Serbinë nga ekipi i ri negociator, përbërja e të cilit u votua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Ky ekip kryesohet nga Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, si dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria e PSD.
Sipas këtij drafti të siguruar thuhet se: Republika e Kosovës pajtohet të përmbahet nga çdo lloj veprimi që mund të ndikoj në pjesëmarrjen e komunitetit serb në aktivitete lokale, regjionale, ndërkombëtare, të organizatave jo qeveritare.
Komuniteti serb i Kosovës dhe anëtaret e tij duhet të kenë të drejtën e përfaqësimit në organet publike dhe të ndërmarrjeve publike të të gjitha niveleve, përfshirë shërbimet policore të zonës së banuar nga ky komunitet.
Në mesin e 16 kapitujve të draft marrëveshjes flitet edhe për zgjedhjet në komunat veriore ku thuhet: Palët pajtohen se zgjedhjet në komunat veriore organizohen nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve në Kosovë në koordinim me ligjet dhe rregulloret për zgjedhjet në Kosovë.
Objektivat kryesore të Draft-marrëveshjes janë:
Që palët të njohin sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.
Të adresohen çështjet që ndërlidhen me suksesionin nga shpërbërja e Jugosllavisë, si për shembull pensionet dhe borxhet e jashtme.
Të ketë drejtësi për krimet e luftës, angazhim për zbardhjen e personave të zhdukur, njohjen e viktimave të dhunës seksuale dhe reperacionet, të zgjidhen problemet si njohja reciproke, energjia, telekomunikimi, transporti.
Të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në harmoni të plotë me vlerat e Bashkimit Evropian.
Në pjesën që ka të bëjë me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare thuhet se: Pas hyrjes në fuqi te kësaj marrëveshje, Palët dhe Garantuesit pajtohen te iniciojnë procedurën për pranimin e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke njohur këtë marrëveshje dhe të pranojnë Kosovën si anëtare të plotë të Kombeve te Bashkuara.
Palët pajtohen që nuk do bllokojnë apo inkurajojnë të tjerët të bllokojnë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, duke mos lënë anash Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evrope.
Rezoluta bënë thirrje që të dyja palët edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvendet e të dyja shteteve pas nënshkrimit të saj në Bruksel./rtv dukagjini
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...