Prokuroria ka zbuluar emrat e katër personave të dyshuar për grabitjen që ka ndodhur dje në njërën nga pikat e Meridian në Prishtinë.
Agron Braha, Labeat Drenovci, Redon Berisha dhe Enis Arifi janë katër personat e dyshuar për grabitjen që ka ndodhur dje në njërën nga pikat e Meridian në Prishtinë.
Sipas prokurorisë ata dyshohet se rreth orës 17:28 minuta në Prishtinë në Lokalin “Meridian”, të pajisur me maska në kokë dhe dorëza kanë hyrë brenda, i dyshuari Redon ka qenë me armë në dorë, ndërsa dy të tjeret me thika në duar dhe duke kanosur me armë viktimat, i pandehuri Agron ka marrë arkën nga lokali dhe me të në duar është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse të dyshuarit e tjerë kanë ikur me këmbë në drejtime të ndryshme, transmeton Kallxo.com.
Dy të dyshuarve Agron Braha dhe Labeat Drenovci iu është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa , Redon Berisha dhe Enis Arifi vazhdojnë të gjenden në arrati.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...