Pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Kryeministri Ramush Haradinaj i ka “goditur” anëtarët e KShC’së, duke i quajtur mafiozë e mercenarë. I ka akuzuar se në mënyrë kriminale po tentojnë që t’i mbyllin universitetet shtetërore në ëmër të cilësisë për t’i çuar studentët në kolegje private. Express iu sjell emrat e anëtarëve të KShC’së.
Mercenarë e mafiozë po konsiderohen anëtarët e Këshillit Shtëtëror të Cilësisë nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Listës së anëtarëve të këtij këshilli i prin Gazmend Luboteni, i cili është edhe kryetar i KShC’së, pasuar nga Vjollca Krasniqi, Arta Jakupi, Rozafa Koliqi-Lila, Magdalena Ziolo, Herbert K.Amato, Xhavit Rexha (ende figuron në web faqen e AKA’së edhe pse ka dhënë dorëheqje), Jeffery Butel dhe Dukagjin Zeka.
Sipas Haradinajt, të gjithë këta në mënyrë kriminale po tentojnë që t’i mbyllin universitetet shtetërore në ëmër të cilësisë për t’i çuar studentët në kolegje private.
“Ky është një lloj krimi, kur dikush ka arrogancë me iu thanë krejt këtyre fëmijëve. Ndoshta kanë edhe dallavere me universitetet private, dhe në emër të cilësisë i mbyllin këto universitetet, për me shkue tek privatët. Nuk mundesh me i lanë fëmijët. Në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Nuk jemi krejt mercenar në këtë vend. Na dhemb çka ndodhë në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij familjet e varfëra dhe mesatare nuk mund ti shkollojnë fëmijët e tyre në Prishtinë, pasi që kosto e shpenzimeve trefishohet.
“Për kriteret e akreditimit, ata janë profesionit dhe i dinë. Por për mua është i papranueshëm fakti që të rinjtë dhe maturantët e rrethinës Pejës, Prizrenit e Mitrovicës, të mbesin pa u regjistur. Është i papranueshëm”, deklaroi sot kryeministri.
I njejti dje e konsideroi si të papranueshëm vendimin e AKA’së për mos akreditimin e tri universiteteve publike, duke thënë se do të veprojë menjëherë duke ndërmarr hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.
“Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, tha Haradinaj.
Ndryshe, vendimi i KShC’së vjen pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar./GazetaExpress/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...