Gazeta Express ka siguruar listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.
Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani e Shqipe Pantina po synojnë sërish pozitën e deputetit edhe për një mandat. Ata janë në mesin e 25 kandidatëve që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD’së për të kandiduar për deputetë.
Në bazë të listës që ka siguruar Gazeta Express, shihet se partia në krye me Shpend Ahmetin u ka dhënë hapësirë edhe prurjeve të reja. Vetëm tri ditë pas aderimit në PSD, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë besimin e Këshillit Drejtues që të kandidojë për këtë pozitë.
Garës për tu bërë deputete do t’i hyjë edhe zëdhënësja e PSD’së, Natyra Kuçi.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...