Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryediplomatit Behgjet Pacolli, në emisionin Frontal të Televizionit 7, ka folur rreth diplomatit rus në kuadër të UNMIK’ut që Kosova e shpalli person ‘non grata’, pasi ai u përfshi në pengimin e Policisë gjatë operacionit antikontrabandë në Veri.
Zyberaj ka thënë se diplomati rus, që tash është jashtë Kosovës, më nuk do të mund të hyjë në vend.
“Ai person nuk mund të futet më në Kosovë. Është shpallur person ‘non grata’”, ka thënë Zyberaj, transmeton Gazeta Express.
Ai tutje ka thënë se zyrtari rus i ka ndihmuar huliganët në veri dhe e ka penguar Policinë e Kosovës të kryente operacionin e arrestimeve të të dyshuarve për kontrabandë dhe krim të organizuar.
“Një zyrtar i UNMIK’ut është përfshirë në pengimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka thënë Zyberaj.
“Ai ka refuzuar që ta tregoj identitetin, nga ana tjerër ai ka shtruar dhunë ndaj Policisë së Kosovës dhe i ka shtyrë huliganët që ta bllokojnë rrugën. Në veturën e tij, sipas informatave që kam, ai ka pasur sharra dhe mjete tjera me të cila huliganët prenin drunjtë për t’i penguar policinë”, ka thënë tutje ai.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...