Leutrim Sahiti, këshilltar i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi u ka reaguar mediave për raportimet rreth ajrit të ndotur në Kosovës.
Sahiti përmes një postimi në facebook ka shkruar se matësi i ajrit i vendosur afër KEK-ut nuk e përfaqëson cilësinë e ajrit në Kosovë, shkruan Abresh.info.
“Është shumë e çuditshme si është e mundur që as mediat mos me kuptu që të dhënat globale mbi cilësinë e ajrit në Kosovë, nuk përfaqësojnë gjendjen e cilësisë së ajrit në Prishtinë apo Kosovë, por vetëm të vendit ku është i vendosur matësi. Vendi ku është i vendosur matësi është në afërsi të KEK-ut dhe brenda zonës ku kemi përdorim masiv të thëngjillit për ngrohje”, ka shkruar Sahiti.
Ai po ashtu ka shkruar se ministria ka të dhëna të cilat tregojnë për të dhëna normale të cilësisë së ajrit.
“Secili nga ne që kritikojmë, duhet së pari të kontribuojmë në reduktimin e ndojtes së ajrit, duke mos perdorur thengjill apo briket dhe duke reduktuar levizjen me makina në qytet. MMPH çdo ditë bënë publike të dhënat mbi cilësinë e ajrit dhe ne duhet t’iu besojmë institucioneve tona që vetë i kemi ndërtuar. Të dhënat e fundit të Ministrisë flasin për të dhëna të cilësisë së ajrit në normat e lejuara”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...