Qeveria e Kosovës më 21 nëntor të këtij viti ka vënë taksë doganore për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Që nga 21 nëntori kur Qeveria e Kosovës mori vendim për taksë doganore prej 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia e Bosnja dhe Hercegovina, këtë taksë po e pësojnë edhe fabrikat që kanë shqiptarët në Luginë të Preshevës, raporton lajmi.net.
Nga taksa është liruar vetëm kompania e lëngjeve “Fluidi”, së bashku me tetë brende të tjera botërore.
Duke e parë se kompanitë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës tregun e vetëm e kanë Kosovën, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa.
Mustafa në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se ka kërkuar nga autoritetet kosovare që përpos “Fluidit”, të përjashtohen nga kjo taksë edhe disa kompani të tjera nga Lugina e Preshevës, pavarësisht se nuk kanë të dhëna të sakta se sa kompani të shqiptarëve eksportojnë mallra në Kosovë.
Mustafa ka thënë se i ka kërkuar personalisht ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala që të përjashtohen nga kjo taksë të gjitha kompanitë prodhuese nga Lugina.
“Ka edhe disa kompani prodhuese me të cilat unë fillimisht i kam kërkuar ministrit Shala që t’i përjashtoj nga kjo taksë edhe këto kompani sepse këto biznese kryesisht operojnë nga Lugina dhe treg e kanë Kosovën. Bizneset e Luginës janë bizneset e Kosovës dhe nuk kanë ku me ditë çfarë tregu apo nuk janë aq të pranueshme në tregun e Serbisë. Zakonisht këto kompani produktet e tyre i eksportojnë në Kosovë. Një prej tyre është një kompani e bylmetit, ka edhe disa kompani të tjera të hekurit, prodhues të dyerve, dritareve dhe disa profileve të tjera”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.
Ndryshe që nga vendosja e kësaj takse në Kosovë kanë hyrë vetëm dy kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që kanë paguar taksë 100 për qind.
Kundër kësaj takse janë shprehur edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shfuqizojë atë dhe pikërisht për shkak të vendosjes së taksës dhe krijimit të gjendjes aktuale në vend pas vendosjes së saj, nesër në Kosovë do të vijë edhe komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.
Vizita e komisionerit Hahn ka të bëj me vendosjen e taksës dhe gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar në vend. Hahn pritet të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe me përfaqësuesit e opozitës. /Lajmi.net/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...