Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Çuni në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se në fillim të muajit dhjetor projektligjet për FSK-në do të shkojnë në Kuvendin e Kosovës.
“Tani duke e njohur natyrën e punës të komisioneve parlamentare do të thotë edhe ky projektligj pa marr parasysh që është pak më sensitiv sesa të tjerët, besoj se do ta ketë dinamikën e njëjtë të procedimit nga Qeveria në Parlament nëpërmjet komisioneve. Besoj që së shpejti do të jetë në agjendën e Parlamentit që të trajtohet dhe miratohet. Sipas supozimeve dhe aq sa kam njohuri lidhur me këtë proces, jam më se i bindur që në fillim të muajit dhjetor ky projektligj do të jetë përball deputetëve të parlamentit të Kosovës në miratim”, ka thënë ai.
Sipas tij pavarësisht nëse do të kaloj në parlament do të duhen edhe disa vite që të bëhet tranzicioni i FSK-së në ushtri.
“Nga momenti kur miratohet ligji nuk do të thotë që automatikisht ne mund të veprojmë si ushtri, sepse është një proces që evolon ndërkohë, e që është paraparë sipas ekspertëve që kanë bërë rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë, do të nevojitet një periudhë kohore prej 10 vitesh deri në përmbushjen e kapaciteteve të plota”, është shprehur ai.
Deputeti Çuni ka folur edhe për dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore me shumicë serbe. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të veprojnë sa më shpejt që të zgjidhet kjo çështje në atë pjesë.
“Vet akti i dorëheqjes është një regradim i komplet një procesi politik i të gjitha të arriturave brenda Kosovës, por edhe obligimet që i kemi marr në Bruksel në arenën ndërkombëtare. Tani është krijuar një vakum institucional në veri të Kosovës, i cili është parakusht që të krijohet ndonjë situatë anarkike, prandaj institucionet e Kosovës duhet të veprojnë. Së pari të trajtohet kjo çështje edhe brenda parlamentit dhe të kemi një unitet i tërë spektri politikë që pa marr parasysh vështirësive të bëjmë zgjidhje që edhe në atë pjesë të funksionoj rendi dhe sundimi i ligjit si në të gjitha pjesët e Kosovës”, theksoi ai.
I pyetur lidhur me taksën që u është vënë produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës, dhe protestat e banorëve serb të asaj ane, Çuni ka thënë se nuk është taksë kundër një komuniteti dhe se e sheh të paarsyeshme protestën e banorëve serb.
“Taksa nuk atakon një komunitet të veçantë brenda Kosovës. Nëse kemi pasoja nga ajo taksë atëherë kemi pasoja të gjithë qytetarët jo vetëm komuniteti serb. Ne e dimë se mundësitë që të gjitha nevojat tona jetësore mund të realizohen dhe nga furnizues të tjerë. E përjashtoj pretekstin e komunitetit serb që deklarohen se po krijohet një krizë humanitare. Nuk është taksë kundër një komuniteti por ndaj një shteti që në çdo moment është agresiv ndaj përpjekjeve tona. Nuk shoh arsye të protestohet lidhur me këtë por politik bërësit e Beogradit do ta konsumojnë për arsyet e tyre të brendshme”, theksoi ai./Valdete Berisha/arbresh.info
Sulmohet me thikë një person në Tërstenik, arrestohen dy per...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë 300 gjoba për 24 orë
Zhduken dy gra në Ferizaj
Zhduket një person në Suharekë
Arrestohet shtetasi gjerman në Gjilan, sulmoi fizikisht një ...
Papa Françesku hap “Derën e Shenjtë” për Krishtlindje, shëno...