Projektligji për pagat në sektorin publik, i cili si i tillë ka futur në grevë mësimdhënësit, mjekët kirurgë dhe ka shfaqur pakënaqësi sociale edhe të shumë punëtorëve të sektorëve tjerë, po kërkohet të tërhiqet.
Ky projektligj, ashtu siç është paralajmëruar, pritet të shqyrtohet për miratim final në Kuvendin e Kosovës në seancën e thirrur për datën 2 shkurt së bashku me Projektligjin për buxhetin 2019.
Florent Spahija, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për “Radion Evropa e Lirë” se duke i parë zhvillimet në vend dhe numrin e madh të grevave, si dhe koeficientet e lartë që janë vendosur për zyrtarët e lartë publik, Projektligj për paga do të duhej të tërhiqej deri në një vendim tjetër.
Ky projektligj për paga, shton Spahija, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha sociale të të punësuarve në sektorin publik.
“Ligji për pagat është i mirëseardhur dhe rregullon shumë çështje që shumë herë janë ngritur, por normalisht për t’u miratuar dhe për të hyrë në fuqi ky ligj, Qeveria paraprakisht është dashur të diskutojë më gjatë dhe shtruar me të gjithë akterët që prek ky ligj. Është dashur një diskutim i hapur dhe i gjerë dhe vetëm atëherë kur Qeveria do ta kishte sqaruar se çfarë dëshiron të bëhet me këtë ligj, atëherë do të kishim një ligj të mirë”, thekson Spahija.
Duke kërkuar rritje të koeficientit për 30 për qind punëtorët në sektorin e arsimit në Kosovë janë në grevë që nga 14 janari i këtij viti. Kurse, që nga 17 dhjetori i vitit të kaluar, grevën po e vazhdojnë edhe mjekët kirurgë, me kërkesë që rritja e pagës se tyre të realizohet përmes miratimit të Projektligjit për pagat.
Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërkaq, kanë protestuar të enjten në shenjë pakënaqësie ndaj Projektligjit për paga.
Rangimi i infermierëve në këtë projektligj, sipas tyre, është i patolerueshëm.
Për të dalë nga kjo gjendje e grevave dhe pakënaqësive sociale, me të cilën aktualisht po përballet vendi, edhe eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, pati thënë për “Radion Evropa e Lirë” se Projektligji për paga duhet të tërhiqet dhe të vihet të debat.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...