Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur takim diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë.
Drejtori i KDI-së Ismet Kryeziu, ka thënë se ligji i djeshëm i adreson disa çështje.
“Ka elemente që duhet folur në atë ligj. Ka elemente që cakton afatin kohor, transparencën e disa të tjera por ka edhe gjëra që duhet diskutuar”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Florent Spahija, këshilltar ligjor në KDI ka thënë se fushata zgjedhore mbështetet nga buxheti i shtetit me 0.05 përqind.
“Çdoherë që rritet buxheti rritet edhe mbështetja. 942 mijë euro janë shpenzuar gjatë vitit 2017 që nga parafillimi i fushatës deri në përfudndimin e saj. Subjekti politik mund të shpenzoj 0.50 cent për votues dhe çdo shpenzim për fushatë bëhet 6 muaj para fushate që për qëllim ka fushatën”, ka thënë ai.
Sipas tij të gjitha shpenzimet përfshirë shpenzimet e fushatës duhet të përfshihen në përmbajtjen e raporteve financiare.
“Ne kemi ardhur në përfundim që subjektet politike e kanë një vullnet që të jenë transparente. Disa nga partitë kanë thënë që po do të jemi transparent nëse e thotë ligji. Jo të gjitha subjektet politike i kanë vendosur në web faqet e tyre raportet financiare të pa audituara. Ne kemi propozuar publimimin e emrave të të gjithë anëtarëve të shtabit zgjedhor të subjektit politik, caktimin dhe publikimin e emrit të menaxherit financiar për fushatën. Subjektet politike kanë thënë që janë të gatshme t’i publikojnë dhe ta jenë shumë afër Bashkimit Evropian sepse në vendet tjer akjo gjë bëhet. Me këtë gjë do të rritej transparenca”, ka thënë ai duke përmendur edhe kriterin për hapjen e llogarive financiare.
“Do të duhet të ishte edhe detyrimi ligjor që i obligon subjektet për hapjen e llogarive financiare për fushatën zgjedhore. Kjo do të ndalonte funksionalizimin e partive politike me para kesh kur e dimë që kështu funksionojnë. Pra të gjitha mjetet që derdheshin në llogari do të shiheshin. Jo të gjitha subjektet politike do ta bënin këtë gjë nëse nuk është e thënë me ligj. Pastaj do të duhej të ishte publikimi i financave të secilit kandidatë në fushatë”, theksoi ai.
Spahija përmendi edhe standardin për Publikimin e të dhënave për subjektet juridike apo kompanitë që japin donacione për partitë.
“Standardi i fundit ka qenë publikimi i kalendarëve te të gjitha ngjarjeve të cilat do t’i realizojë subjekti poliik gjatë fushatës. Pa këtë kalendar nuk do të mund të dimë sa ngjarje janë mbajte, në cilat aktivitete ka qenë subjekti politik. Ngritja e këtij niveli është ngritje e nivelit teansparencës”, tha ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...