Kuvendi i Kosovës, të hënën, ka miratuar raportin e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq.
Ky raport i hartuar nga anëtarët e Komisionit hetimor parlamentar për mbledhjen e fakteve dhe dëshmive rreth këtij rasti, do të shërbej si informatë shtesë për Prokurorin e Shtetit për të trajtuar këtë rast me efikasitet, në mënyrë profesionale dhe të drejtë, shkruan arbresh.info.
Kështu thotë njohësi i çështjeve juridike Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës duke shtuar se sipas Kushtetutës dhe ligjit, Prokuroria e Shtetit duhet të përndjek të gjithë të involvuarit në rastin e “gylenistëve”.
“Në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, Prokurori i Shtetit duhet të përmbush mandatin ligjor në ndjekjen e të gjithë atyre personave që kanë marr vendime politike për depërtimin e shtetasve turq në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe parimet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë të mishëruara ne Kushtetutën e Kosovës. Raporti i Kuvendit mund të shërbej si informatë shtesë për Prokurorin e Shtetit për të trajtuar këtë rast me efikasitet, në mënyrë profesionale dhe të drejtë”.
“Sikurse, është obligim i Prokurorisë për të përquar tek qytetarët dhe publiku i gjerë mesazhin, me theks te veçantë politika, se kurdoherë të njejtit veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin do të përballën me forcën e ligjit”, tha ai.
Raportin e vlerëson edhe Artan Murtai nga KDI. Ai thotë se deputetët në komision kanë kryer një punë serioze përkundër vështirësive që kanë hasur gjatë mbledhje së fakteve.
Ai përmend edhe intervistimin e Hashim Thaçit.
“Sipas deputetëve është kryer një punë serioze brenda komisionit përkundër faktit që ka pas probleme të vazhdueshme në intervistimin e njerëzve. Kemi parë si ka shkuar intervistimi i Presidentit pasi që Presidenti konsiderohet si një nga personat përgjegjës për dëbimin e shtetasve turq”.
“Komisioni ka arrit me bë një raport voluminoz i cili ka evituar edhe shkelje, të cilat shpresoj të mirren seriozisht nga institucionet tjera sepse Kuvendi dhe komisioni i kanë kryer punët e tyre”, tha ai.
Ndërsa ky raport është quajtur jo kredibil dhe i pa dobishëm nga Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se komisioni në fjalë ka bërë shkelje dhe se raporti ka mungesa si pasojë e paragjykimeve të anëtarëve të komisionit.
“Ka pas shkelje te komisionit. I kemi tejkaluar. E vërteta është se raporti si tersi ka mangësi si pasoj e paragjykimeve të anëtarëve të këtij komisioni. Këta e kanë mbajt mbledhjen për 3 minuta”, tha në seancën kur u votua raporti në Kuvend.
Me gjithë kritikat dhe kundërshtimet që u dhanë gjatë seancës në Kuvend, raporti u miratua me 59 vota për, 2 kundër dhe 4 abstenime.
Ky raport ka identifikuar 31 shkelje në procesin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq./arbersh.info/
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...