Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit M.D.., nga Ferizaj sepse ekziston dyshimi i bazuar se më 02.04.2019, në objektin e Gjykatës Themelore Ferizaj, i pandehuri me qëllim frikësimi, ka kanosur seriozisht Prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj derisa ishte duke e kryer punën e tij zyrtare, në të cilin rast prokurori ishte përfaqësues i akuzës, ndërsa, tani i pandehuri M.D., ishte në cilësinë e dëshmitarit.
Me këtë i pandehuri kishte për të kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 185 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ndaj të njejtit ka marrë aktvendim për fillim të fazës së hetimeve.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj dënon ashpër veprime të tilla të ndërmarra kundër Prokurorit të Shtetit dhe mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies dhe se asnjëherë nuk do të zbrapset nga kërcënime të tilla të çfardo lloj forme qofshin ato.
Motori përplaset me automjetin në Fier, një i plagosur
Aksident ajror në Shtutgart, ndalen fluturimet – policia jep...
Dimao Zagreb emëron trajner legjendën italiane
Kush shkon në finale? Gresa dhe Xuxi i japin emrat
Prizreni shënon fitore të rëndësishme ndaj Yllit
Kurti: Prokurorët kanë ardhur edhe më herët në Kryeministri,...