Pas caktimit të datës se zgjedhjeve në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia ne Veprim” ka mbajtur në konferencë për medie.
Ismet Kryeziu ka kërkuar që gratë të përfshihen barabartë në këto zgjedhje, shkruan arbresh.info.
Ai ka kërkuar që në Komisionet Zgjedhore të propozohen më shumë gra.
“Demokracia në fillim ka filluar të gjitha aktivitete për menaxhimin e procesit zgjedhor. Po monitorojmë nga afër punën e KQZ-së. Duke u bazuar në statistikat e mëhershme, në 38 komisione zgjedhore ne kishim një numër prej 35 grave të nominuara e nga numri i përgjithshëm ishte rreth 9%”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu ka kërkuar që të ketë gjithëpërshirje gjinore të ketë edhe në të propozuarit për deputetë.
“Kërkojmë nga partitë politike të shkojnë në gjithë përfshirje gjinore ashtu siç edhe kanë premtuar. Te respektojnë kuotën gjinore, në 38 komisione komunale zgjedhore kemi pasur vetëm 4 gra që kanë udhëhequr. Përbërja e listave të partive politike, u bëjmë thirrje që të garantojnë lista 50:50x, në listat kuotat gjinore të përfshihen njëjtë të dy gjinitë”, ka shtuar ai.
E Kryeziu ka thënë se Komisionet që janë udhëhequr nga gratë kanë qenë më transparente.
“Kualiteti i punës ne Kuvendin e Kosovës është rritur me përfaqësimin nga gratë, komisionet që janë udhëhequr nga gratë kanë punuar më shume dhe kanë qenë me transparente”, ka shtuar ai. /Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/350338742540678/
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...