Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi është në Bruksel, për të negociuar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuciq, në Kosovë bëjnë apel që të mos-dialogohet pa vija të kuqe. Madje, për temën e kufijve, kërkohet që të mos-flitet fare në Bruksel.
Në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po kërkohet që të vihen vija të kuqe e jo përkufizime kohore.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në Bruksel, Edita Tahiri, përmes telefonit për RTV Dukagjinin, tha se thotë se vija kryesore, duhet të jetë, mos hapja e temës së kufijve.
“Dialogu është një proces afatgjatë. Në këtë fazë Kosova duhet të konsolidohet, në kuptimin e unitetit për këtë dialog autorizimi i delegacionit por edhe te platformës por edhe te vijave te kuqe. Vija kryesore e kuqe është në dialog të mos debatohet për kufijtë, për sovranitetin për Pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Edita Tahiri.
Një dialog me platformë dhe me vija të kuqe po e sheh të pashmangshëm edhe Jeta Krasniqi nga KDI, pasi sipas saj në të kundërtën mund të vijmë në situatën e njëjtë sikurse ne demarkacionin me Malin Zi.
“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos të përsërisim atë që ka ndodhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duke konsideruar se dialogu është një proces i lartë i interesit shtetëror, ne duhet të kemi një platformë për bisedimet Kosovë – Serbi, ku përcaktohen temat e diskutimit, vijat e kuqe, ekipi negociues, e më pas këto të votohen në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Jeta Krasniqi nga KDI.
Ndryshe, opozita së fundmi, dështoi të votoi një rezolutë, që do t’i kërkonte Presidentit që të mos flas për kufijtë, në bisedimet në Bruksel./
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë