Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në një vizitë zyrtarë në Vjenë të Austrisë.
Ai në mëngjes ka zhvilluar edhe një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Këtë takim e ka konfirmuar vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.
“Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perendimorë, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke. I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2”, ka shkruar i pari i qeverisë kosovare.
Haradinaj ka kërkuar nga Kurz, që BE-ja ta fut në agjednën e saj liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ka vlerësuar se heqja e vizave është mundësi shumë e madhe për kosovarët, por edhe shtetet e tjera të BE-së dhe rajonit.
“Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE. Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, përfundon postimi i Haradinajt.
Gjatë vizitës së tji në Vjenë, shefi i ekzekutivit kosovar pritet të takoeht edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...