Google ADS

Kërcënimet e Listës Serbe para zgjedhjeve në veri

08:17 | 16 Maj 2019
V. S.

Këtë të diel (19 maj) pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës, ku do të garojnë tri parti politike, PDK-ja, LVV-ja dhe Lista Serbe.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë deklaruar tashmë se në rast fitoreje do të veprojnë në përputhje me politikat e Beogradit, rrjedhimisht kundër interesave të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta “zëri”.

Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri te mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut.

Por zyrtarët e Listës Serbe nuk po reshtin së kërcënuari institucionet e Republikës së Kosovës se do të vazhdojnë t’i zbatojnë politikat e Beogradit. Madje qysh para se të certifikoheshin për pjesëmarrje në zgjedhje kandidatët e LS-së për kryetarë të komunave kanë paralajmëruar dorëheqje të serishme nga pozitat e kryetarëve, në rast fitoreje në këto zgjedhje.

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Adriana Hoxhiq, është shprehur optimiste se zgjedhjet e 19 majit do të kalojnë pa ndonjë problem dhe se personat që do të zgjidhen në krye të katër komunave nuk do t’i lëshojnë postet e tyre. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Lista Serbe do të vazhdojë ta shantazhojë dhe ta sabotojë shtetin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme