Trajtimi jo i duhur mjekësor dhe pakujdesia në vendin e punës e çuan drejt vdekjes 42 vjeçarin nga fshati Raushiq i Pejës.
Shefqet Fetahaj, baba i dy fëmijëve u aksidentua të hënën në vendin e punës ku shiriti i bartjes së zhavorrit ia këputi krahun.
Pas kësaj ai u dërgua në Spitalin e Pejës e më pas edhe në QKUK ku ndërroi jetë të mërkurën.
Burime të portalit në Spitalin e Pejës thonë se pacienti nuk ka marrë ndihmën e duhur. Burimi thotë se gjatë transportimit të të ndjerit në QKUK nuk kanë pasur akull për plagë por kanë improvizuar një qese të bërllokut me akull të pa sterilizuar me ç’rast është infektuar plaga. I ndjeri në QKUK i është nënshtruar një operacioni por nuk ka arritur të mbijetojë.
Dyshime të tilla kanë hedhur edhe familjarët e viktimës.
Ata prapa kamerave kanë thënë se është e pamundur ta dërgojë deri në vdekje humbja e krahut.
Axha i të ndjerit flet për arbresh.info.
https://www.youtube.com/watch?v=CWqf6fcCVxQ
Arbresh.info ka shkuar edhe në emergjencë në Pejë, por mjekët kujdestarë nuk kanë pranuar të flasin para kamerës për këtë rast.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...