Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se numri i lartë i veteranëve të përfshirë në lista nuk është bërë pa pëlqimin e liderëve të politikës dhe qeverive të prira nga UÇK.
Kelmendi ka thënë se me këtë gjë është njollosur autoriteti i veteranëve të vërtetë të cilët janë për çdo meritë, ku vënë në rrezik jetën e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Efekti Komandant!
zoti komandant, jam i papunë, më ndihmo të jem veteran!
Nga ky refren tashmë i njohur botërisht, u krijuan një numër aq i madh i vetëranëve.
Krijimi i këtij numri enorm të lartë të vetëranëve nuk është bërë pa pëlqimiin e liderëve të politikës dhe qeverive të prira nga UÇK, e cila në njëfarë mënyre ka dashur të ruaj qetësine sociale duke krijuar vende pune artificiale për jo, hiq më pak se 20 mijë të tillë.
Pse ndoshi kjo!?
Së pari është njollosur autoriteti i veteranëve të vërtet të cilët janë për çdo meritë, duke e vënë në rrezik jetën, për pavarsinë e Kosovës. Kjo meritë e tyre është e përjetshme dhe e respektueshme por edhe kompenzimi duhet të jetë dinjitoz.
Premtimet e mëdha të liderëve politik për punësime të mëdha numerike, shembull, në autostrada 10 mijë të punësuar, termoelektrana 5 mijë të punësuar dhe shumë premtime të tjera numerike të të punësuarish në të vertet janë përkthyer për pasurimin vetanak, e jo të punësimit të përgjithshëm dhe zhvillimit ekonomik.
Po sikur të ishin realizuar premtimet e punësimit, të gjithë këta vetëran inekzistent do kishin qenë të punësuar dhe nuk kishin pasur nevojë për pensione veteranësh. Pra për të gjetur një mbulesë sociale për mbijetesë, ata janë detyruar të financojnë vendin e punës. Nga kjo del se kanë qenë të detyruar për tu punësuar ndershëm e me dëshirë, jo në këtë formë.
Duke i parë në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, angazhimin për zhvillimin ekonomik mund lirishtë të konstatojmë se me këto politika të përgjithshme dhe politika fiskale aktuale, punësimi i domosdoshem dhe ngritja ekonomike nuk do të ndodhin për kohë të gjatë, kjo sepse me ngritje ekonomike 4%, gjysma e të rinjëve që dalin në punë nuk do të punësohen përjetësisht së bashku edhe me ata që presin për tu punësuar.
Vetëm me ngritje ekonomike mbi 8% do arrihet punësimi i atyre të cilët dalin në tregun e punës, ndërsa me rritje mbi 10% edhe ata që presin në listën e gjatë për punësim.
Nga këto të dhëna del se duhet një qeveri me njerëz të dijshëm të mundë të shtyejn zhvillimin ekonomik ose me njerëz të cilët dijnë të thithin dhe angazhojnë njerëz të ekonomisë teorike dhe praktike që të mundë të shtyejnë proceset ekonomike. Secila formë tjetër e qeverisjes nuk të do arrijë kurrë zhvillimin e duhur ekonomik.
Qytetarët të cilet po heshtin, është e qartë që po përgatiten për diçka të madhe, sepse po fillojne të besojnë edhe në partitë e kuqe. Jo pse janë te kuq, por po shohin mundësinë e rrëzimit të pushtetit të kapur, i cili ka marrë në dorë të gjitha shtyllat e pavarura të shtetit dhe po pengon ekonominë e lirë të tregut dhe po pengon ardhjen e investitorëve të huaj duke ju kërkuar pjesëmarrje në veprimtari ekonomike në mënyrë që ti sigurojnë mbështetje politike dhe fiskale.
Gjithnjë duke biseduar me ndërkombëtarë është thënë decidivisht se për shtete të vogla ekziston rreziku që politika të merr rolin e shtetit dhe mafisë korruptive dhe kjo si e tillë pengon zhvillimin politik dhe ekonmik, e siç duket Kosoven e ka kapur mu ky fenomen, pra kur politika dhe mafia korruptive janë bërë unik mes vete duke pamundësuar shtyllat e pavarura që të funksionojnë pavarësisht. Sikur që ndodhi që prokurori special duke ngritur akt-akuza u largua nga Kosova. Kjo tregon atë që thoshin ndërkombëtarët e që u përmend më lartë.
Andaj, sygjerimi që vie nga unë, e një gjë e tillë po shihet në horizont, është që populli i Kosovës sikur ka përmbysur shumë qeverisje politike të dëmshme, e kjo ka treguar edhe në ndihmën e luftës së UÇK-së, (kam fjalën për unitetin e njohur tradicionalisht mes populit për gjëra të mëdha), dhe duke dëgjuar nga shumë biseda të qytetarëve, shumë shpejt do të mund të ndohë lëvizja qytetare për përmbysje politike ose rruga për të lëshuar vendin masovikisht pas liberalizimit të vizave. -Duke e ditur ndërkombëtarët këtë fenomen, po e prolongojnë liberalizimin e vizave deri në sa nuk çkapen politika dhe krimi apo siç thonë, luftimi i krimit dhe korrupsionit. Mosliberazimi i vizave është kërkesë ndërkombëtare për një presion qytetarësh për përmbysje të krimit dhe korrupsionoit në mënyrë që pastaj të dalin vetëm qytetarët të cilët kanë nevojë, e jo siç po parashihet lëshimi masovik.
Është momenti i duhur që liderët politik së pari të frenojnë e pastaj ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në mënyrë më pas ti qasen punës dhe zhvillimit shumë të domosdoshem ekonomik. Ka liderë politik të zot, të cilët ka mundësi dhe kapacitete të çkapin politikën nga korrupsioni por duhet punë e madhe dhe flijimi i disave që po e pengojnë këtë process.
Unë besoj që Kosova dhe qytetarët e sajë do gjejnë rrugën më të mirë dhe me më pak dëme, deri tek Liria e vërtet, për të cilën u flijuan familjet Jashari, Haradinaj e të tjerë dhe lideri politik Dr. Ibrahim Rugova.
Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...