Kelmendi: Dyfytyrësia e Kurtit, dje mungoi në seancë kur u desht me i dhënë goditje institucionale Thaçit

18:46 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi njëherësh ka kritikuar Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me seancën e djeshme kur u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit, Hashim Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Kelmendi e ka quajtur dyfytyrësi të Kurtit, mungesën e Kurtit në seancë derisa po zhvillohej votimi.

“Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës. Por aty munguan disa deputetë të LDK-së dhe Kryetari i VV-së Albin Kurti. Përndryshe VV-ja në krye me Albin Kurtin muajin e kaluar organizoj një koncert- protestë kundër Presidentit Thaçi për deklaratat e tij sa i përket çështjes së kufijve. Ndërsa dje, kur u desht me i dhënë “goditje” institucionale Thaçit, Albin Kurti mungon në seancë dhe nuk merr pjesë në votim”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Postimi i tij i  plotë:

Dyfytyrësia e kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës u hodh në votim rezoluta që ia ndalon Presidentit Thaçi të negociojë me Serbinë për çështjen e kufijve të Kosovës.

Por aty munguan disa deputetë të LDK-së dhe Kryetari i VV-së Albin Kurti.

Përndryshe VV-ja në krye me Albin Kurtin muajin e kaluar organizoj një koncert- protestë kundër Presidentit Thaçi për deklaratat e tij sa i përket çështjes së kufijve.

Ndërsa dje, kur u desht me i dhënë “goditje” institucionale Thaçit, Albin Kurti mungon në seancë dhe nuk merr pjesë në votim.

Kjo vërtetë është dyfytyrësi.

Kjo vërtetë është e rëndë.

Më në fund u vërtetua ajo që kam thënë edhe më herët që Thaçi rrëzohet në Kuvend dhe jo me koncert-protesta.

Por unë e di se ju të VV-së nuk e keni preokupim Thaçin, por e keni pushtetin. Ju protestat i keni për poena politik dhe pushtet. Doli edhe një herë në shesh dyfytyrësia juaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme