KEK-u aftëson për prodhim edhe një njësi të Termocentralit Kosova A

16:19 | 6 Shtator 2019
A Z

KEK-u ka njoftuar opinionin se remontet kapitale në blloqet TC-A dhe TC-B janë në përfundim e sipër.

Sipas këtij njoftimi,  dimër të gjitha blloqet e termocentraleve A dhe B do të jenë në dispozicion.

Ky është njoftimi i plotë:

Korporata Energjetike e Kosovës, njofton opinionin e gjerë publikë se remontet kapitale (që kanë filluar qysh në Mars të këtij viti) në blloqet e TC-A dhe TC-B janë në përfundim e sipër. E gjithë kjo punë kolosale është bërë që gjatë sezonit Dimëror t’i  kemi të gjitha blloqet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.

Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojmë se fillimi i procedurave për kthimin në punë të një njësie në TCA është planifikuar të bëhet sot me datën 06.09.2019, gjatë ndërrimit të dytë. Gjatë kësaj kohe, KEK-u nuk ka alternativë tjetër përveç  startimit të njësisë me naftë (deri sa të arrihet temperatura e nevojshme në kazan), dhe si rrjedhim, për disa orë shkarkimi i pluhurit nga kjo njësi do të jetë më i theksuar.

Me këtë rast, KEK-u me kohë ka njoftuar të gjitha institucionet relevante (Komunën, MMPH-në, Policinë e Kosovës) duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të gjithë qytetarëve, me qëllim të ofrimit të stabilitetit energjetik edhe gjatë sezonit dimëror.

Bashkangjitur gjeni foton e gjendjes aktuale në njësitë e TC-A-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme