KEDS ndërtoi linjen e re të Tensionit të Lartë për 40 fshatra të Shalës së Bajgorës
Një rrjet komplet i ri tashmë shtrihet buzë rrugës që gjarpëron nga Mitrovica në drejtim të majeve më të larta të Bjeshkëve të Shalës së Bajgorës.
Linja e re e Tensionit 10 kilovolt, nis në Shupkovc dhe përfundon në Bajgorë. Ajo do t’i furnizojw me energji elektrike dyzetë fshatra të Shalës si Bare, Vidishiq , Rahovë, Zhazhë, Selac, Bajgorë, Kaqanollë, Kovaqicë, Vllahi, etj. Përfitues janë mbi 1,700 familje dhe biznese të asaj ane apo afro 10,000 banorë.
Në vend të shtyllave të vjetra të pandërruara tash e 50 vjet, janë vendosur kabllo nëntokësore në gjatësinë mbi 7 km dhe pjesa tjetër në shtylla të reja të betonit.
Kjo i ka entuziasumuar edhe banorët e asaj ane. Ata flasin për të mirat që ka sjellë ky investim i KEDS-it.
Nazmi Nimani, pensionist i parakohshëm i Trepçës, nga fshati Rekë, Mitrovicë, shprehet të jetë i kënaqur me rrjetin e ri dhe thotë se tash çdo gjë është në rregull.
“Rrjeti ka qenë me shtylla druri ato rrëzoheshin dhe thyheshin kur frynte era apo kishte kushte më të rënduara atmosferike. Ai rrjet ishte ashtu që nga fillimi i viteve të 60-ta. Tash jemi shumë të kënaqur. Linjat janë shumë funksionale, përderisa çdo gjë është në rregull”.
Edhe banori tjetër i po këtij fshati, Muhamet Selmani, është i kënaqur me shërbimet e KEDS-it.
“Po ka pasur rregullime, jemi shumë të kënaqur me shërbimet e reja që po afron KEDS dhe me rrjetin e ri të vendosur”.
Me këtë projekt është bërë rikonstruimi i rrjetit 10kV, ndërtimi i rrjetit të ri ajror dhe kabllovik dhe janë ndërtuar dy trafostacione 10/0,4 kV me fuqi 400 kVA dhe një stabiliment shpërndarës 10kV. Gjatësia e rrjetit ajror është 12 km, ndërsa i rrjetit kabllovik është 7,35 km.
Tani rrjeti i ri mundëson shwrbime mw tw sigurta dhe mw kualitative. Gjithashtu me realizimin e këtij projekti zvogëlohen edhe humbjet teknike dhe komerciale në largpërçuesin LP 10(20) kV.
Rrjeti i vjetër ka qenë nëpër terrene malore –kodrinore dhe për këtë ka qenë shumë e vështirë për t’i evituar problemet në rrjet. Me ndërtimin e rrjetit të ri trasea e te cilit është bërë përskaj rrugës rajonale do të mundësojë qasjen më të lehtë për mirëmbajtje.
Ndërtimi i këtij rrjeti ka mundësuar shkëputjen e konsumatorëve të KEDS-it të cilët janë furnizuar nga rrjeti elektrik i Trepçës.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...