Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka folur rreth zgjatjes së afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë -Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate.
Diana Metushi Krasniqi nga KDI thotë se kërkon nga Ministria e Infrastrukturës të tregojë se si shuma prej 48 milionë euro është ngritur në vitin 2017 53 milionë euro, raporton arbresh.info.
Kjo zgjatje deri më 1 qershor të vitit 2019-të u bë për shkak të mungesës së buxhetit ngase Qeveria obligohet t’ia jap Bechtel Encas 53.1 milionë euro. KDI, Kosova në vazhdimësi ka përcjell deklarata lidhur me ketë duke pas për baze që faktet tregojnë ma shume se fjalët ne kemi vendos sot ta bëjmë publike ketë dokument dhe prej fillimi është dashur që bëhet publike se çfarë po nënshkruhet. Ne kërkojmë nga ministri që në vend të humbjes së kohës të daljes ne media për të mohuar gjetjet e KDI të tregojë më mirë Se si erdhi shuma prej 14.7 milion euro të ngrihet në shumën 53 milionë euro në vitin 2017”.
Gjithashtu KDI u bënë thirrje organeve të drejtësisë të hetohet për shumën 53 milion euro.
“Gjithashtu KDI bënë thirrje të gjitha organeve të drejtësisë si dhe kërkojnë të hetohet edhe për llogaritjen e shumës 53 milionë euro. Me ketë ankesë kontratë qeveria e ka të pamundur të kërkojë ndonjë dëmshpërblim, qytetari ka të drejt ta dijë se çka po ndodh me parat”, tha ajo.
Ditë më parë Ministria e Infrastrukturës me një aneks kontratë është pajtuar që të zgjatet afati i implementimit të kontratës bazë deri më 1 qershor 2019, përkatësisht 152 ditë i jepen kohë shtesë Bechtel& Enkes për zbatimin e punëve për këtë autostradë.
Aneks kontrata e nënshkruar nga palët përcakton detyrimet e Qeverisë së Kosovës për 53 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit (Autostrada Arben Xhaferi)./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit