KDI-ja kundër hidrocentraleve në Lumbardh

08:14 | 27 Shkurt 2019
V. S.

Në këtë javë pati reagime të shumta ndaj planeve për të ndërtuar hidrocentrale në Lumbardhin e Pejës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, vlerëson se ndërtimi i hidrocentralit në lumëbardhë është i panevojshëm.

Gjithashtu Cakolli thotë se Lumëbardhi duhet të ruhet si një nga asetet më të çmuara për Kosovën në aspektin turistik.

“Edhe pse tashmë Kosova e ka orientimin strategjik që të fokusohet në burimet e ripertritshme të energjisë besoj që vendimi i hidrocentralit në Lumëbardh është i panevojshëm dhe dëmton një nga pasuritë dhe resurset natyrore, të cilat kanë qenë edhe pika atraksioni edhe për qytetarët e shumtë të cilët e kanë vizituar Kosovën, Andaj kundërshtimi i qytetarëve lidhur me këtë temë është i mirëseardhur dhe do të duhej që të ruhej Lumëbardhi si një nga asetet më të çmuara sidomos në aspektin turistik për Kosovën”, ka deklaruar ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1001708706706884/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme