KDI inkurajon partitë parlamentare të arrijnë konsensusin politik për dialogun Kosovë-Serbi

20:33 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

KDI inkurajon partitë parlamentare në pozitë dhe opozitë të përfshihen në diskutime konstruktive për avancimin e këtyre dokumenteve duke ofruar qëndrimet e tyre.

Duke konsideruar që dialogu Kosovë-Serbi është proces i cili është konsideruar si i pa alternativë, proces për të cilin të gjitha partitë politike kanë shprehur mbështetjen e tyre, ndërtimi i konsensusit të gjerë politik është imperativ për të përmbyllur procesin e dialogut dhe për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse ndërkombëtare e cila respekton shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e saj, vlerësohet nga Instituti Demokratik i Kosovës.

KDI e sheh si pozitive nismën e ndërmarrë nga Partia Socialdemokrate (PSD), për bashkërendimin e partive parlamentare nga pozita dhe opozita rreth ndërtimit të një qëndrimi unik shtetëror të Kosovës mbi fazën finale të procesit të dialogut, transmeton lajmi.net.

Më tej KDI vlerëson se draft rezoluta dhe projektligji i paraparë me këtë draft rezolutë janë dokumente të cilat mund të shërbejnë për përfshirjen e të gjithë spektrit politik dhe ndërtimin e konsensusit politik rreth dialogut me Serbinë, si një domosdoshmëri për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës.

Po ashtu KDI inkurajon partitë parlamentare në pozitë dhe opozitë të përfshihen në diskutime konstruktive për avancimin e këtyre dokumenteve duke ofruar qëndrimet e tyre.

Parttë parlamentare duhet të bëjnë përpjekje serioze për nxjerrjen e një rezolute dhe ligji të dakorduar nga i gjithë spektri politik, duke respektuar kërkesën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për unitet të gjerë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme