Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, ka pritur në një takim, ambasadorin e ri jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, bën të ditur komunikata për media nga MPB.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndër shtetërore, me theks të veçantë sa i përket sigurisë dhe mundësisë së bashkëpunimit mes dy policive të dy vendeve.
Ministri Mustafa falënderoi Ambasadorin Al Marri për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve dhe vlerësoi ndihmën e vazhdueshme, që shteti i Katarit ka dhënë për Republikën e Kosovës.
Theks i veçantë i këtij takimi ishte përkrahja që mund të jap shteti i Katarit në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. Ndërsa ambasadori Al Marri theksoi se shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen.
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...