Në mungesë të një dokumenti të përbashkët të spektrit politik, ku do të vendoseshin qëllimet e Kosovës dhe vijat e kuqe në dialog janë paralajmëruar rreziqe të shumta në këtë proces. Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosja ka vijuar me takimet mobilizuese, në kundërshtim të idesë së presidentit për korrigjim kufijsh.
Njohës të Kushtetutës kanë përmendur një varg rreziqesh që bart procesi eventual i rivizatimit të kufijve. Juristi Vigan Qorrolli ka theksuar se derisa flitet për rregullim kufijsh, askush në Kosovë “përveç presidentit Thaçi duket se nuk i di parimet mbi të cilat po zhvillohet ky ‘ndryshim kufijsh’”.
“Mbase nuk i ka të njohura as ai vetë. Z. Thaçi duhet t’i sqarojë parimet e këtyre negociatave, cilat janë kriteret mbi të cilat ai mbështetet, nëse vlen ai etnik, demografik, ekonomik, apo historik. Çka do të fitojë Kosova dhe çka do të humbë ajo? Çka është më kryesorja, cili kriter i së drejtës ndërkombëtare do të ndiqet”, ka thënë Qorrolli, i cili si fushë specializimi i ka kufijtë në të drejtën ndërkombëtare…
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...