Kapen me narkotikë, arrestohen 3 persona në Ferizaj

13:24 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Policia ka arrestuar 3 persona në Ferizaj të cilët janë kapur me substance të dyshuar narkotike e llojit marihuana.
Në rrugën Dimitrije Tuçoviq, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 0.76 gram substance e dyshuar narkotike e llojit marihuana.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.

Gjithashtu në rrugën Rexhep Bislimi është arrestuar edhe një tjetër person i cili është kapur me substance të dyshuar narkotike të llojit marihuana (2.70gram).

Pas intervistimit i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme