Google ADS

Kapen 3 kg lëndë narkotike në Beograd, një i arrestuar nga Kosova

17:07 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me prokuroritë në Beograd dhe Novi Pazar kanë konfiskuar rreth tre kilogramë heroinë, si dhe kanë arrestuar dy persona, Z.P. nga Novi Sad dhe A.K. nga Peja.

Të dyshuarit u arrestuan në Beograd ku edhe u gjetën pesë pako me rreth tre kilogramë heroinë në veturën e tipit BMW.

Ata dyshohen për kontrabandim dhe shitje të heroinës nga territori i Kosovës në zonën e Beogradit për një kohë të gjatë, ndërsa një pjesë e kësaj sasie të drogës ishte menduar për shitje të mëtejshme në vendet e Evropës Perëndimore, transmeton Klan Kosova.

Të arrestuarit janë ndalaur në paraburgim për 48 orë dhe më pas do të dërgohen në Prokurorinë Themelore në Beograd.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme