Google ADS

Kanoset inspektorati komunal në Pejë

10:53 | 16 Qershor 2022
E.H

Pas ndërprerjes së punimeve ndërtimore nga inspektorati komunal në Pejë, dy persona kanë larguar shiritat dhe po të njëjtit janë arrestuar, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të njëjtit kanë kanosur zyrtarin e inspektoratit komunal.

Pas intervistimit, prokuroria ka liruar të dyshuarit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Pejë 15.06.2022 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që pas ndërprerjes së punimeve ndërtimore nga ana e inspektorit komunal, të njëjtit kanë larguar shiritat. Po ashtu të dyshuarit kanë kanosur viktimën mashkull kosovar zyrtar i inspektoratit komunal. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme