Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka thënë se Serbia ka përdorur metoda perverse kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Danas”, Kandiç tha se është i turpshme strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Kandiç ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk është as mirëkuptim elementar, dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët.
“Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb”, por më vjen turp sesa e fandaksur është Serbia pas asaj strategjisë perverse që të përdorë të gjitha mjetet, edhe ato të ndyrat, në mënyrë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, komenton për Danas-in Natasha Kandiç, themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare. /blic
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...