Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz viziton sot Kosovën

07:15 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pres sot në një takim Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Presidenti Thaçi dhe kancelari austriak pas takimit do të mbajnë konferencë për media në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Para vizties ne Kosova Kancelari Kurz ishte në një vizitë zyrtare edhe në Beograd ku pas takimit me presidentin, Aleksandër Vuçiç tha se Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkim Evropian pa gjetur një zgjidhje me Kosovën dhe kjo sipas tij është kushti kryesor drejt kësaj rruge.

Kancelari Kurz tha se është me rëndësi që bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të përfundojë me sukses,

“Ne kemi një mundësi unike tani që ta lëm historinë në histori dhe të lëvizim përpara në një të ardhme të suksesshme. Njerëzit në Serbi duhet të kuptojnë se Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm nëse Beogradi dhe Prishtina gjejnë një zgjidhje. Ky është kushti kryesor për Serbinë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,” tha zoti Kurz.
FacebookTwitterLinkedInMore

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme