Kancelari austriak nesër në Kosovë, takohet me presidentin

18:15 | 5 Nëntor 2018
V. S.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz pas vizitës që kishte sot në Beograd, në mbrëmje pritet të niset edhe për në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, ai do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit që ka lëshuar zyra e Presidencës.

Takimi do të mbahet me fillim prej orës 09:25.

Pas takimit do të ketë edhe konferencë për media.

Kurz pritet që në Kosovë të vizitojë edhe bazën austriake të KFOR-it./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme