Kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi, ka thënë se Kosova në dialog me Serbinë duhet të ketë dy opsione për Luginën.
Opsioni i parë, ka deklaruar Kamberi, është bashkimi i Luginës së Preshevës në tërësi me Kosovën, kurse i dyti, e pakta reciprocitet me serbët dhe veriun në Kosovë.
“Nëse Kosova i hyn kësaj rruge (korrigjimit të kufijve v.j.) atëherë përkrahja që Lugina të bashkohet me Kosovën është e madhe, nëse jo, atëherë duhet që të ketë reciprocitet me veriun. Nuk mund të ketë raporte të mira ndërshtetërore, nëse Kosova garanton në mënyrë maksimale të drejtat e serbëve në Kosovë, kurse Serbia vazhdon avazin e vjetër në Luginë, duke i shkelur të drejtat e shqiptarëve”, ka thënë ai në RTK 3.
“Shqiptarët nga Lugina po largohen në masë të madhe për shkak të faktorëve të ndryshëm. Kjo gjendje nuk mund të ruhet edhe shumë. Duhet që në kuadër të dialogut të Brukselit të gjendet një zgjidhje edhe për Luginën e Preshevës. Ky është shansi i fundit për ne, ku Kosova do të duhet në njërën apo formë tjetër që ta provojë”.
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës