Kadriu: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

09:40 | 3 Janar 2019
V. S.

Reshjet e borës të cilat kanë filluara mbrëmë në disa pjesë të Kosovës, ka bërë qe të ketë vështirësi në qarkullim nëpër disa pjesë të Kosovës.

Por për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se kompanitë janë duke pastruar rrugët dhe autostradat në vazhdimësi.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për arbresh.info, ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel të vendit është e mirë dhe janë të kalueshme.

“ Me fillimin e reshjeve të bores nga dje të gjitha kompanitë që janë të kontraktuara kanë filluar më hedhjen e krupës gjatë natës dhe kanë filluara në mirëmbajtje duke përfshirë edhe autostradat”.

Kadriu, ka shtuar se problem shkaku i frymës po ka në autostradën “Arbën Xhaferi”.

“Lidhur më autostradën “Arbën Xhaferi”, për shkaka të frymës që po ka në atë lokacion po e barttë boren edhe pse kompania është nonëstop  duke pastrua. Në raportin që e kemi marr nga mengjerët regjional në ora 08:00, janë të kalueshme. Vetëm në disa vende ku po ka frymë dhe po e hedh boren në rruge  por kompanitë janë në vazhdimësi duke pastruara”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme