Google ADS

Kadriu: Qytetarët e Luginës mashtrohen vazhdimisht nga liderët e Kosovës

00:11 | 13 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës janë vazhdimisht pre e mashtrimeve të liderëve të Kosovës.

Ai ka thënë se qytetarët e Luginës së Preshevës shfrytëzohen vetëm për vota nga liderët e Kosovës.

“Gjithmonë i kanë parë vetëm si vota. Votat elektorale të banorëve të dëbuar janë përcaktuese të karriges së kryetarit të komunës së Gjilanit”, ka thënë Kadriu duke shtuar se nuk sheh përkushtim të vërtetë nga Kosova për bashkëngjitje të Luginës, por “vetëm llafe në aspektin elektoral”.

Sipas Kadriut, qytetarët e dëbuar nga Serbia janë rasti i vetëm në botë që janë pa shtetësi. Ai ka thënë se Serbia u kërkon kushte shtesë qytetarëve shqiptarë për shtetësi serbe, ndërsa i detyron të japin edhe dokumente që s’janë nën hetime, duke përjashtuar me fillim ushtarët e UÇPMB-së.

Kadriu ka përmendur një premtim të kryeministrit Ramush Haradinaj për pajisjen e qytetarëve të dëbuar me dokumente identifikimi. Ky premtim, sipas tij, mbeti vetëm i tillë pa u ndërmarrë asnjë hap tjetër./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme