Veseli viziton ekspozitën për 1.024 fëmijët e vrarë gjatë luftës – kërkon drejtësi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, e k vizituar sot ekspozitën e dhimbshme.
“Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1,024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës.
Ai ka thënë se mijëra viktima të vrarë e të masakruar nga forcat serbe meritojnë drejtësi e cila siç ka thënë ai duhet patjetër të ndodhë.
“Sot vizitova ekspozitën e dhimbshme “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës. Do të ketë drejtësi për ta dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit