Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka takuar bashkëluftëtarë të tij.
Ai sot gjatë ditës tha se me ta kujtoi momente krenari dhe dhimbjeje, shkruan arbresh.info.
Veseli është shprehur i bindur se ata do t’i ofrojnë mbështetje në luftën korrupsionit dhe për ta mbajtur rininë këtu.
“Me bashkëluftëtarët e mi kujtuam momente krenarie e dhimbjeje nga lufta. U trishtova kur dëgjova historitë e tyre për të rinjtë që po emigrojnë, sepse korrupsioni e nepotizmi i ka lënë pa mundësi në Kosovë. Jam mirënjohës ndaj tyre që njësoj sikurse patën besim tek unë gjatë luftës kundër Serbisë, do të më ofrojnë mbështetjen e tyre edhe në luftën kundër korrupsionit për ta mbajtur rininë këtu”, shkruan Veseli./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj